Wednesday , 17 January 2018

TËRBUNI SYNON VENDET E PARA. PËRVEÇ GJINIT SYNOHEN TË TJERA PËRFORCIME

Tërbuni synon vendet e para. Përveç Gjinit synohen të tjera përforcime

Skuadra pukjane i ka bërë një mbyllje të mirë vitit 2017 duke arritur tre fitore njëra pas tjetrës e kjo ka bërë që aktualisht ajo të renditet në mes katër ekipeve më të mira të kategorisë së parë. Por drejtuesit e skuadrës dhe ata të klubit nuk mjaftohen me kaq. Objektivi i tyre jo vetëm që do të jetë renditja në pesëshen e parë por për të shkuar dhe më tej. Për këtë arsye, po punojnë për forcimin e skuadrës në pikat ku ajo ka patur më shumë nevojë. Tashmë është zyrtarizuar marrja e sulmuesit shkodran Jurgen Gjini i cili ka qenë pjesë e Flamurtarit të Prishtinës deri para pak ditësh. Por merkatoja e Tërbunit nuk do mbyllet këtu. Trajneri Krepi është shprehur se pret edhe 2-3 përforcime të tjera dhe me to nëse bëhen realitet, do të synojë vendet e para në renditje.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL, GJYSMËFINALJA VLLAZNIA- STUDENTI MË 3 MARS

Federata Shqiptare e Volejbollit ka përcaktuar edhe datat e zhvillimit të ndeshjeve të turit gjysmëfinal …