TERHIQET UJI NE ZADRIME, DALIN NE PAH DEMET

Preng Nikolli nga fshati Gjader i Lezhës është një nga fermeret i cili e ka të lidhur jetesen me sektorin e bujqësisë.

Per 6 ditë 32 dylym tokë bujqësore të mbjella me grurë i ka patur nën pushtetin e ujit dhe dëmet e shkatuara janë tepër të mëdha. Fermeri tregon se përmbytjet janë të vazhdueshme por në këto përmasa nuk ishte parë prej shumë vitesh.

Përmbytjet kanë shkaktuar dëme të shumta për fermeret në Zadrimë, por ata nuk kanë një bilanc, pasi në shumë zona uji është ende prezent në tokat bujqësore.

Ata thonë se shkaku i këtyre përmbytjeve është mosndërhyrja siç duhet në hapjen e kanaleve kulluese, ndërsa nuk besojnë se do dëmshpërblehen monetarisht.

Me ndërprerjen e reshjeve të shiut uji është tërhequr nga shumë zona të Lezhës, por autoritete ende nuk kanë një bilanc për dëmet e shkaktuara.

Lexoni dhe kete

RADHE DHE KAOS NE QENDREN E VAKSINIMIT ANTI-COVID NE LEZHE

Këto janë pamjet para qendrës së vaksinimit anti-covid në qytetin e Lezhës. Dita e dytë …