Saturday , 5 December 2020

“TERMA SI ‘TERRORIZMI ISLAMIK’ I KTHEJMË MBRAPSHT DHE NUK I PRANOJMË”

Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, ka folur nga hytbja e kësaj të premte në xhaminë e Parrucës në qytetin e Shkodrës, për ngjarjet e fundit të lidhura me fenë islame. Ka një përpjekje aspak të ndershme për ta shëmtuar madhështinë e shprehjes “Allahu Ekber” tha imam Sytari.

Më tej shtoi se nuk duhet të ndihemi në faj kur dikush vret me fjalën “Allahu Ekber”, për një vepër që e dënon islami, ndërkohë terma si “terrorizmi islamik” i kthejmë mbrapsht dhe nuk i pranojmë sepse nuk janë tonat.

Ndër të tjera, imam Sytari vlerësoi përsëri figurën e pejgamberit Muhamed a.s, duke theksuar se është një shembull për njerëzimin.

Lexoni dhe kete

“SOT PËRBALLEMI ME SFIDA TË SHUMTA”

Sot përballemi me sfida të shumta, me goditje ndaj fesë tonë, siç janë edhe fushatat …