Breaking News

TERMET NE MAL TE ZI, LEKUNDJET NDJEHEN EDHE NE SHQIPERI

Një termet me epiqendër bjeshkët e Visitorit në zonën e Plavës dhe Gucisë në afërsi me kufirin me Kosovë ka shkaktuar lëkundje në gjithë Malin e Zi e pjesën më të madhe të zonës Veriore të Shqipërisë deri në  Tiranë. Ndërsa lëkundjet janë ndjerë edhe në Beograd raportojnë mediat malazeze. Nga sa mësohet nga institute sizmiologjik malazez epiqendra e termetit ka qenë rreth 7 km larg qytetit të Plavës, me një thellësi prej 14 kilometrash.

Nga raportimet mësohet se dëmet janë minimale në zonën e Plavës kryesisht në objekte të vjetra, ku ka pasur plasaritje dhe disa dëmtime në cati, kryesiht në oxhaqet dhe në tjegullat. Ndërsa mësohet se lëkundjet janë ndjerë në gjithë Malin e Zi. Nga ana tjetër nga Plava mësohet se pjesa më e madhe e qytetarëve ndodhen jashtë shtëpive dhe se frika më e madhe është rikthimi brenda shtëpive.

Sipas shtabit të emergjencave civile të Malit të Zi, janë kryesisht godina të vjetra të cilat kanë pësuar dëmtime të vogla dhe se nuk ka frikë për përsëritjen e termeteve tjera. Lëkundjet kanë qenë horizontale dhe jo veritikale cka ka ndikuar që edhe shkalla e përhapjes të jetë e madhe.

Lexoni dhe kete

OBOTIN E PRET NJE VERE “E FTOHTE”

Zona e Obotit në Njësinë Administrative Ana e Malit të Bashkisë Shkodër vijon të vuajë …