TERMETI, 120 FAMILJE NE LEZHE NUK DO PERFITOJNE NGA GRANTI I RINDERTIMIT

120 familje që pësuan dëmtime nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të në Bashkinë e Lezhës, nuk do përfitojnë nga granti i rindërtimit. Mangësitë në dokumentacion apo dhe kritereve për të qenë përfitues i ka penalizuar këto familje. Konfirmimi ka ardhur nga N/kryetari i Bashkisë Lezhë Ermal Pacaj.

Deri tani është miratuar pagesa për 866 familje me shkallë dëmtimi, ds1,ds2 dhe ds3, ndërsa javen që vjen do të miratohet lista tjeter e familjeve përfituese.

Përfitues të këtij granti janë ato familje që kanë patur dëmtime të ndryshme në banesat e tyre, por që nuk duhen rindërtuar nga e para, por kanë nevojë për punime rikostruksioni apo riparime.

Lexoni dhe kete

TESTET TE PRIVATI, MINISTRIA ZBARDH KRITERET

Është e vërtetë që Ministria e Shëndetësisë ka autorizuar spitalet private të kryejnë testet molekulare …