TERMETI, 13 FAMILJE PREJ 2 JAVESH NE PALESTER

Erestina Medja është një grua nga Lezha. Ajo së bashku me tre vajza të vogla që pas tërmetit që i shembi banesën është zhvendosur në palestren e shkollës së mesme “Hydajet Lezha”. Aktualisht është në muajin e 9 të shtatzanisë, ndërsa dispunon dhe një urdher mbrojtje, pasi dhunohej nga bashkëshorti.

Medja thotë se po sakrifikon shumë bashke me tre vajzat e sajë, pasi kushtet në palester nuk janë aspak normale dhe nuk di se si do të veproje kur të lindë. Në këtë palester janë vendosur prej 2 javesh 13 familje rome dhe egjiptiane.Vendstrehimi për ta është kthyer në një mision të vështire, pasi pwrshkak tw ngjyres askush nuk ju jep banesa me qira.

Në lidhje me këtë problematike Bashkia Lezhë bën me dije se po kërkon banesa me qera për këto fëmilje, për ti larguar sa më parë nga palestra ku janë vendosur përkohësisht.

Lexoni dhe kete

RASTET NE SHKODER ME COVID-19, REAGON KMC

Duke marre shkas nga 12 rastet pozitiv te shfaqura ne territorin e Bashkise Shkoder, Kryetari …