Sunday , 13 October 2019
Breaking News

TERMETI, DEME NE QARKUN E LEZHES

Termeti i një ditë më parë ka sjellë dëme na qarkun e Lezhës. Sipas raportimeve të Emergjencave Civile 38 banesa kanë pësuar dëme nga lëkundjet sizmike. Ata janë kryesisht banesa të vjetra dhe termeti ka sjellë plasaritje të mureve dhe në disa prej tyre ka rënë savaja, por fatmiresisht asnjë shtëpi nuk është bërë e pabanueshme.

Ndërkohe grupet e punës në të tre bashkitë e Qarkut konkretisht në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë ndodhen në terren për të verifikuar dëmet e shkaktuara, ndërsa është vënë në dispozion edhe një numer telefoni ku bëhet thirrje çdo banori që ka nëvoje për ndihmë që të njoftoje mënjeherë autoritetet lokale. Lekundjet sizmike kanë qenë prezente edhe gjatë natës së kaluar, duke sjellë frike dhe panik tek qytetaret disa prej të cilëve e kaluan natën jashte banesave të tyre.

Lexoni dhe kete

NDOTJA E LUMIT BUNA REAGON ZV/KRYEMINISTRI MALAZEZ

Pulat e ngordhura që notojnë që disa ditë në lumin Buna kanë sjell edhe reagimin …