TERMETI NDAN FAMILJEN NE FUSHE-MAMURRAS

Që prej tërmetit të 26-nëntorit të vitit 2019-të, pjestaret e familjes Uka në Fushë-Mamurras të Kurbinit qëndrojnë të ndarë nga njëri tjetri.

Banesa e tyre u bë e pabanueshme dhe që prej asaj kohe bashkëshortet dy prinderit jetojnë në kasolle, ndërsa djali me nuse është vendosur në një çader.

Situata në të cilen ndodhen u pa nga afer nga vetë kryeministri Edi Rama rreth 8 muaj i cili premtoi rindërtimin e shtëpisë. Familja Uka e shembi vete banesen e dëmtuar nga tërmeti për ti hapur rrugë rindërtimit, por që prej asaj kohe asgjë nuk ka ndryshuar.

Çifti i bashkëshorteve thonë se jetesa në këto kushte është mjaft e vështire, teksa akuzojnë dhe Bashkinë e Kurbinit për mungese vemendje.

Në situatë të ngjashme janë shumë familje të prekura ngë tërmeti në Fushë-Mamurras për të cilët ende nuk ka një datë se kur mund të nisë rindërtimi i banesave.

Lexoni dhe kete

STUHIA E BORES DEMTON ÇADRAT

Natën e 13 shkurtit familja Murati në Fushë-Milot të Kurbinit u detyrua të luftonte me …