Monday , 28 September 2020

TERMETI, NDIHMA PER FAMILJET E PASTREHA

Në mbështetje të familjeve që mbeten pa strehe nga tërmeti i 26 nëntorit, pranë Bashkisë Lezhë vijojnë të vinë ndihma me ushqime, veshmbathje, krevat e paisje të tjera të domosdoshme akomuduese. Eshtë hera e dytë që Bashkia Dropull në Gjirokaster ndihmon 283 banore të Lezhës me ndihma të tilla shkojnë edhe për disa familje të komunitetit rom e egjiptian që janë të strehuar në palestren e gjimnazit të Lezhës.

Nënkryetja e Bashkisë Lezhë Oljana Moriseni, falenderoi Bashkinë Dropull për këtë mbëshetje, duke shtuar se këto banore do të kenë vëmendje të vazhdueshme.

Në këtë mënyre Bashkia Lezhë e ndihmuar nga donator e simotra e saj, ne këto ditë dimri po bën kujdes të vazhdueshem në stehimin e trajtimin ushqimor të banoreve të pastrehe, për tju krijuar kushte optimale jetese deri në sistemimin përfundimtar të tyre.

Lexoni dhe kete

NDËRHYRJET E MINISTRISË NË NDIHMË TË TURIZMIT

Pandemia solli një ndikim tepër të madh në sektorin e turizmit. Për këtë, ministria e …