Breaking News

TERMETI SHKAKTON DEME NE DISA BANESA TE VENDIT TONE

Një tërmet i fuqishëm ka përfshirë Shqipërinë pasditen e se shtunes. Tërmeti u regjistrua rreth orës 5 e 38 minuta dhe ka pasur një magnitudë prej 5.1 ballë, ndërsa është regjistruar 37 km larg Tiranës dhe 9 km nga Burreli. Lëkundja e tërmetit është regjistruar në thellësi 10 km. Por, Instituti i Gjeoshkencave, bën me dije se tërmeti ka si epiqendër Bulqizën me thellësi 25 km dhe magnitudë 5.1. Tërmeti është ndjerë edhe në zonën e Shkodrës, si edhe në Dibër, Lezhë dhe në Elbasan. Gjithashtu, lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në shtete të tjera të Ballkanit, si në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi por edhe në Serbi.

Nderkohe, Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti 5.1 ballë në Bulqizë. 67 banesa rezultojnë të dëmtuara në bashkitë Klos, Mat, Bulqizë dhe Dibër. Keshtu, 12 banesa te demtuara ne Bashkine Klos kryesisht në çarje muresh, dëmtime tavanesh etj. 8 banesa te demtuara ne Bashkine Mat, 47 banesa te demtuara ne Bashkine Bulqizë, çarje muresh. Ministria e Mbrojtjes njofton se specialistët e Emergjencave Civile në bashkitë të cilat kanë pasur problematika në lidhje me lëkundjet e tërmetit janë në terren së bashku me punonjës të tjerë të bashkive për tu ardhur në ndihmë banorëve. Specialiastët e Emergjencave Civile në Prefekturën Dibër janë në komunikim të vazhdueshëm me forcat që ndodhen në terren për të bashkërenduar veprimet në mënyrë që mos të ketë probleme tek banorët e prekur nga lëkundjet e tërmetit.

Lexoni dhe kete

LIBRAT FALAS, HYN NE FUQI VENDIMI

Ndryshe nga një vit më parë, nxënësit e klasës së parë deri në klasën e …