TËRMETI “SHKUND” SHQIPËRINË

Shqipëria u godit nga një tërmet i fortë pasditën e së shtunës, pak pas orës 16.00, duke shkaktuar dëme në disa banesa, kryesisht në Tiranë dhe Durrës, dy qytetet që ishin dhe më pranë epiqendrës, në Detin Adriatik, 30 kilometra. Sinjali i parë i tërmeteve është dhënë në orën 09:37 të mëngjesit të së shtunës, me një lëkundje 3.2 ballë. Ora 16:00 e mesditës do të shënonte kulmin me 5.8 ballë.

Lëkundja e fortë e tërmetit “më i madhi i regjistruar në 30 vitet e fundit”, sipas sismiologëve, u pasua me dhjetra të tjera me një intensitet më të ulët. Lëkundjet janë ndjerë në Tiranë, Gjirokastër, Pogradec, Fier, Dibër e Shkodër. Situata ka krijuar panik te banorët. Mijëra qytetarë mbushën rrugën në të katër anët e vendit.

Nga Shtabi i Emergjencave i ngritur në Prefekturën e Tiranës, është vendosur ngritja e 6 pikave te emergjencave në ambiente të hapura, kryesisht për ata banorë që mund të kenë nevojë për ndihmë.

Lexoni dhe kete

PROTESTE KUNDER HEC-it, BLLOKOHET RRUGA E KOMBIT

Vijimi i punimeve dhe mungesa e reagimit nga institucionet shtetërore, ka ngritur sërish në proteste …