Sunday , 17 January 2021

TERMETI U DEMTOI BANESEN, 12 MUAJ JETESE NE ÇADER

Prej 12 muajsh, kjo çader është streha e vetme e familjes Murati në Fushe Milot të Kurbinit.

Shtëpia e tyre u bë e pabanueshme nga tërmeti i vitit të shkuar dhe 5 pjestaret e kësaj familje janë vendosur në çader, ndërsa më e moshuara e shtëpisë e cila është 87-vjeç, nuk ka pranuar të dalë nga banesa, e cila rrezikon të shembet.

Çifti i bashkëshorteve tregon se jeta në çadër përgjatë këtyre 12 muajve ka qenë mjaft e vështirë.Ata thonë se së fundmi ka përfituar bonusin e qirasë, por familja nuk mund të largohet, pasi jetojnë në fshat dhe kanë toka dhe blegtori.

Bashkëshortet thonë se e kanë humbur shpresen për rindërtimin e shtëpisë, pasi kanë muaj që presin për shembjen e baneses së dëmtuar nga tërmeti.

Në Bashkinë e Kurbinit proçesi i rindërtimit ka nisur vetem në sitin 1\1 ku po ndërtohen nga Qeveria Turke 524 njesi banimi, ndërsa për banesat individuale ende nuk ka një plan si do të veprohet.

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: DO MBETEN NË FUQI MASAT AKTUALE NË VEND

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve dolën këtë të …