Më shumë se 55,000 teste të shpejta janë kryer deri tani në të gjithë vendin, me rezervimin online pranë mjekut të familjes, ndërsa vijon edhe testimi klasik me metodën PCR në laboratorët e specializuar.
Shprehet kështu Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, teksa foli edhe për variantin e ri të koronavirusit.
Duke folur për vaksinat antiCOVID, Manastirliu u shpreh se do të garantojmë furnizimin me vaksinën përmes dy kontratave.
Ndër të tjera, ajo tha se të gjitha strukturat e shëndetësisë janë në vigjilencë të shtuar në këtë moment, ndësa do të vijohet me vaksinimin antiCOVID, për grupet më të rrezikuara.