Per reformen e shumeperfolur per testimin e mjekeve dhe infermiervee tashme edhe brenda mazhorances jane kunder. E akuzat po vijne nga ish ministri I shendetsise Vangjel Tavo I cili arrin deri aty sa te cilesoje nismën e ministrisë të paligjshme dhe në kohë të papërshtatshme, pasi nuk është ky prioriteti madhor i mazhorancës.
Sipas Tavos sistemi shëndetësor ka të tjera probleme më emergjente që duhen zgjidhur, prandaj i kërkon ministrit Beqaj të tërhiqet nga ky testim. Ndërkohë deputeti Çela ka ftuar të gjithë që të ngrejnë zërin për cdo problematikë që hasin.
Kjo nuk eshte hera e pare qe eksponente te LSI- se I dalin kunder vendimeve te ministrave te Rames, ndersa keto qendrime ne prag te fushates elektorale jane ashpersuar edhe me shume.