Thursday , 27 February 2020

TETË PROKURORËT BETOHEN TE PRESIDENTI

Tetë prokurorët e SPAK u betuan këtë të enjte te Presidenti Ilir Meta. Ceremonia u zhvillua në orën 09:30 në Presidencë. Me këtë veprim presidenti Ilir Meta i hap rrugë krijimit të Prokurorisë së Posaçme të hetimit, duke hedhur kështu poshtë edhe pretendimet e mazhorancës se Ilir Meta do të bllokonte krijimin e SPAK.

Dhe pikërisht në 20 dhjetor Gjykata dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda do të pushojnë së funksionuari për t’i lënë vendit Prokurorisë dhe Gjykatës Antikorrupsion. Objekt i punës do të jetë hetimi dhe gjykimi i korrupsionit të zyrtarëve të lartë dhe veprat penale që janë në kuadër të grupit te strukturuar kriminal.

Fillimisht kjo strukturë do të nisë me 8 anëtar, por kreu i SPAK ka të drejtën të kërkojë komandimin e prokurorëve të tjerë të përkohshëm deri në emërimin e prokurorëve të përzgjedhur të cilët duhet ti kalojnë të dyja shkallët e hetimit. Aktualisht krimet e rënda kanë 400 dosje nga të cilat 130 do të ngelen për tu hetuar nga SPAK, ndërsa pjesa tjetër do të transferohen në prokuroritë e rretheve. Krahas SPAK do të krijohet edhe Byroja Kombëtare e Hetimit, e cila do të jetë në dispozicion të kësaj strukture, e cila do të ketë në perbërje oficerë të policisë gjyqësore të trajnuar jashtë Shqipërisë. Një ditë më herët u zhvillua seanca dëgjimore me 3 kandidatët për kreun e SPAK dhe KLP pritet të votojë për kryetarin. Tre kandidatët janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili.

Lexoni dhe kete

META: DO MARRIM ME QETËSI ÇMONTIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT

Pjesëmarrës në këtë grusht shteti është vetë qeveria dhe gjysmë-parlamenti. Presidenti Ilir Meta ka vijuar …