Breaking News

TEUTA- VLLAZNIA DO GJYKOHET NGA ARBITRA SHQIPTARË

Çështja e arbitrave të huaj në sfidën Teuta- Vllaznia ka marrë fund dhe tashmë nuk bëhet më fjalë për ardhjen e tyre. Klubi shkodran pas kërkesës paraprake që kishte bërë për sjelljen e tyre, ka vendosur të heqë dorë. Padyshim që është një ndeshje e rëndësishme por jo vendimtare sepse janë edhe shtatë javë të tjera kampionat deri në fund të tij. Kësisoj duket e sigurtë që ndeshja e së dielës në Durrës do të gjykohet nga arbitra shqiptarë.

Me shumë siguri, do të jetë njëri nga ato të tre që mbajnë stemën e FIFA-s por siç dihet, Hamiti është shpallur “non grata” nga shkodranët pas ndeshjes së para tre javëve në Kukës. Në bazë të kësaj logjike, i bie që sfidën Teuta- Vllaznia ta drejtojë Enea Jorgji ose Juxhin Xhaja. Ndërkohë në kampin shkodran tashmë vëmendja është përqendruar tek përgatitjet për këtë ndeshje. Shqetësimi i vetëm për stafin teknik është gjendja e mbrojtësit Renato Malota. Trajneri Gjoka kishte shpresuar shumë që lezhjani të ishte i gatshëm për këtë sfidë shumë delikate por ai nuk ia ka dalë të kapë ritmin e duhur sepse mungesa dyjavore në stërvitje ka ndikuar në formën e tij. Në këtë mënyrë, tashmë stafit teknik i duhet të bëjë planet pa të.

Vllaznia do të luajë edhe në këtë ndeshje me dyshen Orelesi- Berisha në qendër të mbrojtjes. Gjithsesi Malota, do të jetë në 18-she për këtë takim dhe në rast nevojë, nuk përjashtohet mundësia që ai të luajë disa minuta në fund. Pavarësisht kësaj mungese, ekipi shkodran e ka të qartë objektivin për të mos dalë pa pikë nga kjo ndeshje.

Lexoni dhe kete

ÇIKLISTËT E VLLAZNISË FITOJNË KUPËN “AGIM TAFILI

Çiklistët e Vllaznisë kanë dominuar në të dy etapat e kupës “Agim Tafili” dhe janë …