THATESIRA NDALI HEC-et

Thatësira e tejzgjatur që përfshiu vendin tonë përgjatë vitit 2017 nuk cenoi vetëm kompanitë shtetërore që operojnë në tregun energjetik, por edhe hidrocentralet private. Sipas Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, referuar monitorimeve të kryera në terren, është konstatuar se edhe në periudha kohore, në të cilat HEC-et duhet të ishin në fazën e prodhimit të energjisë, pra jo gjatë periudhave të vaditjes, në disa raste nuk  kanë qenë në prodhim për arsye të prurjeve të pakta. Nga ana tjetër, Drejtoria e Monitorimit të Veprave Energjetike është duke përpunuar informacionin e marrë nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike mbi sasinë totale të prodhuar gjatë vitit që sapo lamë pas, por me shumë gjasa ajo do të jetë më e ulët se në vitin 2016, ku rezultoi se me përjashtim të sasisë së prodhuar nga 22 HEC-et vendore të shoqërisë koncesionare Essegei, sasia totale ishte rreth 1.3 mld kW energji.

Aktualisht, sasia totale e fuqisë së instaluar sipas targetave të turbinave të HEC-eve është 328 331 kW. Ndërkaq, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shprehur nevojën për ndërtimin e objekteve të reja gjeneruese. Për këtë arsye, ky dikaster ka hartuar edhe një projektligj, sipas të cilit ndërtimi dhe shfrytëzimit i burimeve të energjisë së rinovueshme me kapacitet të instaluar mbi 2 MW,të cilat kanë vlerë investimi mbi 100 milionë euro do të përjashtohen nga procedurat aktuale të dhënies me koncesion apo partneritetit publik-privat, çka përshpejton procedurën duke qenë se kuadri ynë ligjor për koncesionet dhe PPP-të kërkon më shumë se dy vjetësh, për finalizimin e kontratës koncesionare.

Lexoni dhe kete

KULLAT E VROJTIMIT E NDOTJA AKUSTIKE, PROBLEM NE VELIPOJE

Gjatë mbledhjes së komitetit rajonal të turizmit në Velipojë, Petrika Dumka, përfaqësues i drejtorisë vendore …