THETHI VIJON TE MBETET I BLLOKUAR!

Zona turistike e Thethit vijon te mbetet e bllokuar nga debora. Pavaresisht premtimit, per mos-bllokim te kesaj zone, situata eshte perseritur edhe njehere, duke bere qe te kete bllokim te kesaj zone, siç ka ndodhur ne vitet e fundit. Por, shqetesues mbetet fakti se mungon perseri ashtu siç duhet nderhyrja e shtetit apo pushtetit lokal.

Bashkia Shkoder me heret ka theksuar se do te nderhyje vetem ne ate pjese qe i takon ketij institucioni dhe jo te beje punen e Bashkise se Malesise se Madhe per pjesen qe i takon kesaj bashkie. Te gjendur perballe nje fakti te tille, vete banoret e zones jane detyruar te nderhyjne vete ato per zhbllokimin e aksit Boge- Theth. Ne fakt, nuk eshte se ka nje gjatesi te madhe te aksit te bllokuar, por kjo tregon edhe neglizhencen e institucioneve. E ato qe vuajne pasojat jane vete banoret e zones se Thethit. Sipas tyre, shteti eshte dorezuar perballe nje fakti te tille dhe rrugen duhet ta hapin banoret me forcat e tyre. Ky dimer pritet te jete teper i ashper per kete zone, ku me uljen e temperaturave ne ditet ne vijim pritet te shtohet debora. Prandaj, edhe nderhyrja apo reagimi duhet te jete me i shpejte si nga pushteti lokal apo qeveria.

Premtimet edhe kete here nuk u realizuan. Thethi u bllokua dhe do te mbetet i bllokuar, deri sa nuk do te kete nderhyrje te rregullta ne kete zone.

Lexoni dhe kete

DARDHA: SHKODRA PJESE E PROJEKTIT PER EKO-TURIZMIN

Me një fond prej 2.5 milione euro financuar nga Fondi Evropian i Zhvillimit Rajonal, Shkodra …