Saturday , 24 October 2020

“TINGUJ SHUNGULLUES TË SHPIRTIT” NGA LAZER SHANTOJA

Martiri i Kishës Katolike në Shqipëri, Dom Lazer Shantoja, i njohur si poet dhe prozator vjen për lexuesin në një permbledhje të publicistikës së tij e titulluar “Tinguj shungullues të shpirtit” përgatitur për botim nga Arben Ndreca.

Dom Lazër Shantoja jetoi në mërgim plot 15 vjet: stinën më të mirë të jetës së tij. Fliste, lexonte e shkruante latinishten e greqishten, gjermanishten, frëngjishten e italishten. Qe ndër të parët shqiptarë që mësuan esperanton. Por kujdesin më të madh e kishte për të përsosur shqipen, si mjeti i tij kryesor letrar e estetik.

Dom Lazër Shantoja la një numër të madh veprash, të cilat janë mbledhur me zell e përkushtim nga Arben Ndreca në dy vëllime me qindra faqe, që përmbledhin jo vetëm veprat e njohura, si “Për natë kazanash”; përkthimet e “Faustit” dhe “Hermani e Doroteja” të Gëtes e “Vilhelm Telit” të Shilerit, por edhe shkrimet e tij të shumta, shpërndarë ndër gazeta e revista të kohës, si “Leka”; “Cirka”; “Zani i Sh’na Ndout” e sidomos tek “Ora e maleve”, ku bashkëpunoi ngusht me Atë Anton Harapin, Atë Gjergj Fishtën e Luigj Gurakuqin.

“Tingujt shungullues të shpirtit” të Lazer Shantojës nën kujdesin e Ardian Ndreca u promovuan në qytetin e Shkodrës, në kuadër të projektit “Albanian Story” dhe Shoqatës Rrok Jakaj, ndërsa u mundësua botimi I saj nga Qëndra e Studimeve Albanologjike “ Shejzat- Plejade” dhe u botua nga Shtëpia botuese BERK.

Lexoni dhe kete

DITA NDËRKOMBËTARE E SHKOPIT TË BARDHË

Në Ditën Ndërkombëtare të Shkopit të Bardhë, ose siç njihet ndryshe dita e të verbërve, …