Tuesday , 19 November 2019

TIRANA – VLLAZNIA LUHET TË PREMTEN NË ORA 18.00

Vetëm katër ditë pas ndeshjes me Bylisin, Vllaznisë do t’i duhet të zbresë sërish në fushën e lojës për të zhvilluar ndehsjen e rradhës. Këtë herë ajo do të luajë ndaj Tiranës në kryeqytet sfidën e javës së 12-të të kampionatit. Kuqeblutë në këtë mënyrë duket se kanë qenë të pafat në këtë drejtim sepse nuk do kenë shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur si duhet ndeshjen. Ata ishin të fundit që mbyllën javën e kaluar dhe po ashtu, do t’u duhet ta hapin të parët javën tjetër. Situata nuk duket shumë e mirë në kampin shkodran sepse skuadra vjen pas dy humbjeve në takimet e fundit dhe kjo ka bërë që edhe ana psikologjike të mos jetë në lartësinë e duhur.

Megjithatë stafi teknik gjatë këtyre dy ditëve është munduar të injektojë besim tek futbollistëve duke u kujtuar se ishin po ato që në fazën e parë bënë paraqitje shumë të mira dhe ata mund t’ia dalin sërish të bëjnë të njëjtën gjë. Një lajm i mirë për ndeshjen ndaj Tiranës është rikthimi nga skualifikimi prej kartonave i mbrojtësit Gurishta dhe mesfushorit Ramadani. Po ashtu, edhe mesfushori brazilian Hygor duket se e ka lënë pas dëmtimin dhe ka nisur stërvitjen me ekipin, çka do të thotë se pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e së premtes.

I vetmi lojtar që është e sigurtë se do të mungojë është maqedonasi Gligorov që nuk ia ka dalë të rikuperohet nga dëmtimi që ka patur. Gjithsesi, për ekipin e Vllaznisë nuk ka justifikim dhe ndaj Tiranës do t’i duhet të luftojë fort për t’u rikthyer tek rezultatet pozitive. Kjo nuk do të jetë aspak e lehtë megjithatë edhe jo e pamundur.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ VLLAZNIA RIGJEN FITOREN, MUND 3-1 SKËNDERBEUN

Pas humbjes javën e kaluar në Tiranë ndaj Farkës, ekipi i Vllaznisë në volejboll për …