Thursday , 15 April 2021

TJETËR FITORE PËR VLLAZNIA U-19, KRYESON RENDITJEN

Vllaznia U19 vazhdon të fitojë në kampionat dhe njëkohësisht edhe të kryesojë me meritë renditjen e tij. Në ndeshjen e rradhës ajo ka fituar me rezultatin e thellë 5-1 ndaj ekipit të Klubit të Futbollit Shkodra. Takimi është luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe është dominuar nga futbollistët kuqeblu.

Ata kane kaluar ne avantazh qe ne minuten e 7-te me ane te sulmuesit Nikaj dhe po futbollist do te shenonte edhe golin e dyte pak minuta më vonë. Goli i tretë ndërkohë do të shënohej nga Filipi dhe pjesa e pare do te mbyllej 3-0 per Vllaznia U19. Në pjesën e dytë, ajo ka shënuar edhe dy gola të tjerë me anë të Palokës e Smajlit ndërkohë që Shkodra të vetmin gol e ka shënuar me anë të Hasmegajt.

Kesisoj rezultati perfundimtar i takimit do te ishte 5-1 per Vllaznia U19 qe me kete trepikesh ngjitet ne kuoten e 37 pikeve, ndersa Shkodra mbetet ne kuoten e 21 pikeve dhe mban vendin e shtate ne renditje. Krejt ndryshe ka ndodhur në përballjen mes 17 vjeçarëve të këtyre dy ekipeve. Ajo është shoqëruar nga një rivalitet i fortë dhe këtë e tregon rezultati përfundimtar i saj që ka qenë 1-1.

Të dy golat do të shënoheshin në pjesën e dytë. Fillimisht do te ishte KF Shkodra qe do te shenonte me ane te Bishes e më pas do të barazonte Maliqi për Vllazninë.

Pas javes se 15-te te dy ekipet mbajne te njejtat pozita ne renditje. KF Shkodra është në vendin e gjashte me 21 pike ndersa Vllaznia nje vend me poshte, në të shtatin me 17 pike.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL/ VLLAZNIA FITON 92 – 74 ME TIRANËN

Tjetër fitore në kampionat për Vllazninë e basketbollit të meshkujve. Këtë herë ajo ka mundur …