Sunday , 17 January 2021

TJETËR FITORE PËR VLLAZNIA U-21, MUND EDHE KASTRIOTIN

Tjeter fitore ne kampionat per Vllaznia U21. Në ndeshjen e rradhës ajo ka triumfuar me rezultatin 4-3 ndaj Kastriotit ne fushen sportive “Reshit Rusi”. Ka qene nje 90 minutesh qe ne fakt ka patur brenda shume emocione. I pari qe ka zhbllokuar shifrat ka qene mesfushori Eraldo Deda qe ka kaluar ne avantazh ekipin shkodran ne minuten e 12-te.

Por nderkohe, pese minuta me vone ka qene Zhivanaj qe ka barazuar rezultatin per krutanet te cilet i jane gezuar ketij goli por vetem per pak kohe sepse Çoba ka kaluar perseri ne avantazh Vllaznine U21. Megjithate vetem pas dy minutash ka qene Danaj qe ka barazuar perseri per Kastriotin duke bere qe loja te fitoje edhe me shume emocione, nderkohe qe pjesa e pare do te mbyllej ne barazim 2-2.

Nderkohe ne pjesen e dyte pas shume presionesh e rastesh, Vllaznia U21 ka shenuar edhe golin e trete me ane te Elmir Lekajt ne minutën e 72-të, ndersa 10 minuta me vone Deda do te shenonte edhe nje gol tjeter.

Kur u duk se ketu u mbyll gjithçka, Zhivanaj do te shenonte serish per miqte duke rihapur ndeshjen por vetem per pak kohe sepse me pas do te vinte vershellima e fundit e arbitrit dhe ketu mbyllet çdo gje ne shifrat 4-3 per Vllaznia U21.

Duhet thënë se në këtë ndeshje me këtë ekip kanë luajtur plot 6 futbollistë që stërviten me ekipin e parë dhe pikërisht Qarri, Isufi, Lekaj, Hoxha, Deda e Çoba, ndërkohë që ndeshja është ndjekur edhe nga i gjithë stafi i ekipit të parë me në krye Brdariç si dhe drejtues të tjerë të klubit.

Me kete trepikesh Vllaznia U21 ngjitet ne kuoten e 10 pikeve dhe per momentin mban vendin e pare ne renditje, nderkohe qe Kastrioti mbet ne kuoten e 6 pikeve.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-21 FITON 1 – 4 EDHE ME TIRANËN

Vllaznia U21 e ka nisur mbarë edhe vitin 2021. Ashtu siç e mbylli vitin e …