Bashkia e Shkodrës vijon realizimin e investimeve të parashikuara në buxhetin e saj.
Vëmendja është përqendruar tek infrastruktura rrugore, duke i shtrirë projektet në qytet, por edhe në njësitë administrative.
Këtë të enjte kanë përfunduar punimet në rrugën “Safet Hoxha” në lagjen nr. 1 të qytetit.
Investimi nga të ardhurat e Bashkisë Shkodër arrin vlerën e 3.4 mln lekëve.