Sunday , 21 January 2018

TJETER RINOVIM TE VLLAZNIA, FIRMOS MESFUSHORI KRYMI

Pas shumë zgjatje bisedimesh, më në fund një nga lojtarët më të mirë të Vllaznisë, Ardit Krymi ka rinovuar kontratën me kuqeblutë. Një gjë e tillë është bërë e ditur mbrëmë nga klubi Vllaznia. Mesfushori 21-vjeçar ka firmosur kontraten e re, që e lidh me shkodranët deri në Maj te vitit 2020.

“KF Vllaznia ka rinovuar një tjetër kontratë me një nga futbollistët aktualë të saj. Bëhet fjalë për mesfushorin Ardit Krymi. Mesfushori 21 vjeçar ka firmosur sot kontratën e re. Ai në fakt ka qenë nën kontratë me klubin tonë deri në maj të vitit 2019 por ndërkohë me kontratën e re, ai do të jetë edhe për një sezon më shumë pjesë e Vllaznisë.Kjo vërteton më së miri interesimin e klubit për lojtarët e dalë nga Akademia të cilët jo vetëm promovohen ashtu si duhet, por edhe konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit tonë për të ardhmen.” – shkruhet ne deklaraten e klubit shkodran.

Ndërkohë nga ana tjetër, mbetet akoma pezull rinovimi i kontratës me portjerin Erind Selimaj. Ky i fundit kërkon që të jetë titullar në sezonin e ri, por drejtuesit janë në kërkim të një portjeri të ri. Ditët e fundit në provë ka ardhur një portjer maqedonas. Ai është Kristijan Naumovski. 28-vjeçari vjen nga Shkupi dhe ka qënë pjesë e Maqedonisë, dy sezonet e fundit ka luajtur në Hong Kong, ndërsa më parë ka veshur edhe fanellën e Dinamos së Bukureshtit. Në Maqedoni është aktivizuar me Rabotniçkin, por ka pasur një eksperiencë edhe në Bullgari me Levski Sofja. Ai do të luajë disa minuta në miqësoren e sotme ndaj Besëlidhjes se Lezhes, me shpresen per te bindur teknikun Cungu per te nenshkruar nje kontrate me kuqeblute.

Lexoni dhe kete

BASKETBOLL, VLLAZNIA “E DORËZUAR” PËRBALLË TIRANËS

Vllaznia në basketboll për meshkuj e ka humbur ndeshjen me Tiranën të luajtur mbrëmjen e …