TJETERSIMI I PRONAVE, LIROHET NENKRYETARI I BASHKISE LEZHE

Gjykata e Lezhës vendosi ndryshimin e mases së sigurisë për Nën Kryetarin e Bashkisë Lezhë Enver Hafizi, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitje.Ai do të paraqitet dy herë në muaj në policinë gjyqësore, ndërsa i është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit.Nëpërmjet avokatit të tij, Hafizi kishte paraqitur pranë gjykates së shkalles së pare në Lezhë kerkesen për zevendesim të mases së sigurise të dhënë me herët ndaj tijë me arrest shtëpie.

Kërkesa e pales mbrojtëse u pranua edhe nga prokurori i çështjes i cili ishte dakort me zëvendësimin e mases së sigurisë, me argumentin se hetimet ndaj të dyshuarit kanë përfunduar dhe lirimi i tijë nuk ndikon në prishjen e provave.Pas verifimit të pretendimeve të avokatit dhe prokurorit të çështjes gjyqtari Artan Hajredinaj, vendosi ndryshimin e mases së sigurisë për Hafizin, duke shpjeguar se gjykata nuk mund te caktoje një masë më të rendë se ajo e propozuar nga prokurori.

Nën kryetari i Bashkisë Lezhë Enver Hafizi u prangos dy muaj, pasi u vu nën akuzë për shperdorim detyre në lidhje me tjetersimin e pronave në zonen e ranës së hedhun në Shëngjin.

Lexoni dhe kete

FORCA TE FRONTEX NE PIKEN KUFITARE TE MURIQANIT

Afrimi i sezonit turistik vijon të sjellë fluks të automjeteve në pikën kufitare të Muriqanit. …