TOKA BUJQESORE TE PERMBYTURA NE ANEN E MALIT, KRYEBASHKIAKJA ADEMI DHE PREFEKTI MILLJA NE TERREN

Situata e tokave bujqesore te mbuluara me uje eshte e perkeqesuar. Keshtu u shpreh kryetarja e Bashkise Shkoder, Voltana Ademi, e cila inspektoi nga afer Njesine Administrative Ana e Malit. Sipas Ademit mungon informacioni i duhur per shkarkimet nga hidrocentralet.

Ndersa, per prefektin e Qarkut Shkoder, Çesk Millja, i cili mori pjese gjithashtu ne inspektimin e kesaj zone, situata nuk eshte emergjente.

Nderkohe, ne nje bashkebisedim me nje nga banoret e zones, Ademi premtoi se do te kerkohet demshperblim per tokat e permbytura.

Ne fakt, situata vijon te jete e agravuar, teksa uji ka dale edhe mbi rrugen ne zonen e Obotit, nderkohe qe dhjetera ha toke jane akoma nen pushtetin e ujit. Demet jane te pa llogaritshme per banoret e kesaj njesie administrative, qe sa here ka reshje shiu dhe shkarkime te pakontrolluara permbyten nga uji.

Lexoni dhe kete

DITA E DREJTESISE NE GJYKATEN E APELIT SHKODER

Me rastin e 105 vjetorit të krijimit të ditës së drejtësisë, në Gjykaten e Apelit …