Sunday , 17 January 2021

TOKA TË PËRMBYTURA NË LEZHË

Reshjet e shiut kanë pushuar prej me shumë se 24 orësh, por shumë toka bujqësore në Lezhë janë akoma të përmbytura, pasi nuk është marrë asnjë masë nga qeveria dhe bashkia, sipas PD.

Ish deputetja e PD, Lindita Metaliaj u takua me banorë në Spiten, një zonë ku nuk ka shkuar askush për të parë situatën dhe për të vlerësuar dëmet. Këto të fundit shprehen ankesat e tyre.

Ish deputetja Metaliaj, tha se në 25 prill duhet të jemi të bashkuar për të sjellë një qeveri që nuk punon për të trefishuar pasuritë si kjo e sotmja, por për të punuar për njerëzit.

Në Qarkun e Lezhës janë të përmbytura nën ujë rreth 900 ha tokë.

Lexoni dhe kete

MANASTIRLIU: DO MBETEN NË FUQI MASAT AKTUALE NË VEND

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, dhe përfaqësues të Komitetit Teknik të Ekspertëve dolën këtë të …