Tom Doshi i shpall lufte Rames. Besnik Brahimi: Qeveria e Rames mashtruese!

Deputeti socialist Tom Doshi po I shpalle luftë nga oborri i Kuvendit kryeministrit Edi Rama.  Mes tij dhe Edi Ramës “nuk do të ketë paqe”. Ky fakt behet I ditur nga vete deputeti socialist gjate nje deklarate per mediat. I njohur si një nga mbështetësit kryesorë të Ramës zgjedhjet e shkuara ka përdorur terma të rëndë akuzues për kryetarin e partisë së tij.

“Do t’i bëj me dije Edi Ramës që qysh sot e mbrapa mes meje dhe tij nuk ka më paqe dhe do ta shohë se kush është i humbur prej kësaj lufte. Çdo gjë do t’ia bëj publike, por edhe ai t’i bëjë publike ato çfarë thotë ai që unë e kam bërë për interesat e mia. Kur të flas unë më tepër do të dridhen themelet maxhorancës dhe Qeverisë”, tha deputeti socialist.

Doshi tha se oponencën kundrejt Qeverisë nuk e po bën për interesa personale, por për shkak se zona e tij nuk ka marrë asnjë investim. ”Edi Rama është mosmirënjohës, është bukëshkelur për mua dhe për gjithë ata që votuan në Shkodër dhe ky do ta shohë edhe në zgjedhje lokale”, tha Doshi.

Deputeti i Shkodres tha se nuk do te iki nga Partia Socialiste, duke mohuar në këtë mënyrë zërat se një ditë më parë ai eshte takuar me ish-kreun e demokrateve, Sali Berisha. ”Nuk kam lidhje me zotin Berisha. Edi Rama e di shumë mirë që edhe Berisha dhe Topalli nuk kanë fituar luftë me mua, jo më Edi Rama. Lufta brenda llojit është si kanceri që nuk gjen shërim”, tha Doshi.

Doshi konfirmoi qëndrimin e tij në grupin parlamentar socialist por paralajmëroi tërmet në maxhorancë. Qendrimi i Rames erdhi pas zerave per zyrtarizimin e candidatures per kreun e bashkise se Shkodres. Burime nga kryeministria bejne te ditur se Keti Bazhdari do te jete kandidatura e se majtes per bashkine e Shkodres. Ky fakt dhe te tjera pakenaqesi nuk jane pertypur nga deputeti Doshi I cili ka leshuar lum akuzash ndaj kryeministrite Rama.

Pas Tom Doshit kunder kryeministrite Edi Rama po del edhe kryekomunari Besnik Brahimi. Qeverine Rama po e cileson si qeveri mashtruese dhe te pabese, ndersa ndihet I zhgenjyer prej ketij kryeministri  cili sipas Brahimit nuk meriton asnje vote. Tashme zerat kunder qeverise Rama jane shtuar pas deklarates se deputetit socialist Tom Doshit. Besnik Brahimi eshte kryekomunari socialist që I ka dalë kundër kryeministritë Rama dhe partisë socialiste të cilët sipas kryetarit të komunës I kanë tradhtuar edhe pse janë votuar nga kjo zonë. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë reagim nga selia roza në Shkoder mbi këto deklarata.

Lexoni dhe kete

ANËTARËSIMI I SHQIPËRISË NË BE

Kryetari i Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, David Mcallister, u shpreh se Parlamenti Evropian …