Thursday , 15 April 2021

Tom Doshi: Koha per ndryshim ne qeveri

Si një ditë më parë në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit të PS-së, deputeti socialist Tom Doshi ngriti sërish zërin kunder mozharances qeverisese duke shprehur pakënaqësitë në lidhje me punën e ministrave, por tashmë para medias.

Gjate dites se marte ku u zhvillua mbledhja e grupit parlamentar te se majtes Doshi shprehu pakënaqësi për punën e disa ministrave të ekzekutivit, duke përmenduar edhe emra konkretë. Sipas deputetit të qarkut të Shkodrës, deputetët përdoren vetëm për fushatë elektorale dhe më pas anashkalohen. “Disa ministra nuk i hapin telefonin deputëtëve. përdoren vetëm për fushatë elektorale”, mësohet të jetë shprehur Doshi. Burimet thanë, se pas fjalës së Doshit, nuk ka pasur ndërhyrje nga asnjë deputet tjetër.

E nderkohe media online gjate dites se sotme kane publikuar faktin se Keti Bazhdari duket se do te jete nje nga emrat e pare per te cilet Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit Ilir Meta kane rene dakort per ti kandiduar ne zgjedhjet vendore te 21 Qershorit. Bazhdari do te kandidoje per Bashkine e Shkodres dhe eshte propozuar nga Partia Socialiste. Por nese do te jete e vertete pritet qe te kete reagime nga deputetet socialiste te qarkut Shkoder mes tyre edhe Tom Doshi. Ky I fundit ne nje takim me ministrine Veliaj riperseriti faktin se kandidati vendor per zgjedhjet e 21 Qershorit do te zgjidhej nga baza dhe jot e emerohej nga qendra.

Lexoni dhe kete

MEDIU: RAMA DO QË SHQIPTARËT TË LARGOHEN NGA SHQIPËRIA

Kreu i PR, Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim me shtabin elektoral në Tiranë. Mediu …