Wednesday , 19 December 2018

TOPALLI: LULZIM BASHA TMERROHET NGA FORUMET DHE E VERTETA

Ish-numri dy i Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, akuzoi Lulzim Bashën gjatë një konference për shtyp se është ai përgjegjës për humbjen e thellë në 25 qershor.  Topalli tha se kryedemokrati ka shpallur një garë për kryetarin e ri, e cila sipas saj është false, pasi nuk janë respektuar forumet drejtuese të PD.

Topalli i kërkoi Bashës të tërhiqet dhe të mbajë përgjegjësi për humbjen, pasi në të kundërt, paralajmëroi ajo, demokratët do marrin në dorë fatet e PD-së.  “Lulzim Basha tmerrohet nga forumet, tmerrohet nga e vërteta.  Ne kërkojmë një garë të babarabartë. rregulla të ndershme, proces të hapur, konkurrencë të vërtetë, ballafaqim dhe debat. Kërkojmë respektimin e vendimmarrjes së forumeve, këto janë kushte të panegociueshme të procesit. Pa to, në PD nuk mund të ketë garë. Nga Fake Opossition nuk mund të shkojmë në Fake Race. Basha të ndërpresë paligjshmërinë dhe pengmarrjen e partisë përpara se të përballet me zemërimin dhe revoltën e demokratëve.  Demokratët do dinë të mbrojnë historinë dhe partinë e tyre. U bëj thirrje demokratëve të mbrojmë partinë nga pengmarrja”, u shpreh Topalli.

“Ringritja e Partisë Demokratike nis vetëm me largimin e zotit Basha. Basha nuk pranon barazi në garë, nuk pranon rregullat e drejta, nuk pranon proces të hapur, nuk pranon konkurrentë të vërtetë, nuk pranon ballafaqim. ”- shtoi Topalli.

Lexoni dhe kete

VOTIMET, ZGJEDHJET VENDORE NE 2019/ JA SA SHQIPTARE MUND TE VOTOJNE

Ministria e Brendshme ka publikuar ekstraktin e parë të listave zgjedhore për zgjedhjet vendore, të …