Breaking News

TRAFIK I RENDUAR NE DALJE TE QYTETIT TE SHKODRES

Të lëvizesh në rrugët e qytetit të Shkodrës në këto ditë të para të muajit Gusht vijon të jetë tepër e vështirë. Por, situata vështirësohet më shumë në dalje të qytetit të Shkodrës. Rradhë të gjata janë krijuar edhe këtë të dielë në afërsi të Urës së Bahçallekut dhe Urës së Re të Bunës. Pamjet e dëshmojnë një fakt të tillë.

Rradhët e gjata krijojnë problem serioz edhe për ambulancën apo për zjarrëfikset, që bllokohen shpesh herë në mes të trafikut. Por, ajo që duhet theksuar është se trafiku i rënduar krijohet vetëm nga automjetet qëduan të dalin nga qyteti i Shkodrës, pasi krejt e kundërta ndodh me automjetet që hyjnë në Shkodër. Në këtë korsi nuk krijohet aspak trafik dhe qarkullimi i automjeteve vijon normalisht gjatë ditës.

Trafiku i rënduar bëhet zakonisht në orët e paraditës, nga ora 09:00 deri në orën 13:00 dhe gjatë pasditës nga ora 18:00 deri në orën 23:00. Kësisoj, qytetarët duhet të marrin masa për të shmangur këto orare, nëse nuk duan të qëndrojnë në rradhë të gjata për të mbërritur në destinacionin e tyre.

Lexoni dhe kete

VLAHUTIN E GJONAJ INAGUROJNE BURGUN E REÇIT

Nuk u diskutuan ne asnje moment prangosja e peshqve te medhenj e aq me pak …