Thursday , 22 August 2019

TRAFIK I RENDUAR NE FUSHE-KRUJE

Levizja në aksin Mamurras-Fushë Krujë dhe në drejtim të Vores është shoqruar me trafik të rënduar pasditen e së merkures. Radha e automjeteve arriti deri në 12 km, duke sjellë mjaft probleme për udhetaret të cilët kanë qëndruar deri në 3 orë të bllokuar në rrugë.

Trafiku ka nisur që prej oreve të drekes e ka vijuar deri në oret e vona të mbrëmjes së kaluar. Shkak trafikun e rënduar janë bërë punimet që po realizohen në rikonstruksionin e urës së zezes në Fushë-Krujë.

Për këtë policia rrugore ka kërkuar mirekuptimin e drejtuesve të mjeteve që lëvizin në këtë segment rrugor, ndërsa ka garantuar se do të ketë prezence të shtuar të policisë përgjatë këtyre diteve për të normalizuar lëvizjen e automjeteve.

Lexoni dhe kete

SHENGJINI ME I FREKUENTUARI KETE VERE

Plazhi i Shëngjinit ka qenë zgjedhja e duhur e kësaj vere. Kështu mendojnë pushuesit që …