TRAFIK I RENDUAR EDHE NE RRUGET E QYTETIT TE SHKODRES

Jemi mesuar te perballemi me trafikun e renduar ne hyrje-daljet e qytetit te Shkodres, por nje situate e tille perseritet edhe ne rruget kryesore te qyetit. Kjo e Hene ka sjell nje trafik te automjeteve, sidomos ne kryqezimin e Ish-5 Heronjve, ku krijohet nje rradhe e gjate automjetesh. Nga zona e Parruces deri tek ky kryqezim, automjetet detyrohen te levizin shume ngadale. Pamjet e filmuar e vertetojne nje gje te tille.

Sigurisht qe trafiku i renduar krijohet edhe nga ardhja prej disa ditesh e emigranteve ne vendin tone. Ne fakt, nje pjese e tyre kane nisur te largohen ne kete 10-ditesh te fundit te muajit Gusht, e nje gje e tille verehet edhe ne piken kufitare te Muriqanit. Policia rrugore nga ana tjeter eshte ne gatishmeri te plote per mbarevajtjen e qarkullimit, pavaresisht rradhet e automjeteve jane te pashmangshme.

Lexoni dhe kete

MESAZHI I MYFTIUT TE SHKODRES PER MUAJIN E RAMAZANIT

Mesazhi i Myftiut të Shkodrës me rastin e Muajit Ramazan 1439 Imam Muhamed B. Sytari …