Monday , 26 February 2018

TRAFIK I RENDUAR NE DALJE TE QYTETIT TE SHKODRES

Te levizesh ne rruget e qytetit te Shkodres ne keto dite te para te muajit Gusht ka qene dhe vijon te jete teper e veshtire. Por, situata veshtiresohet me shume ne hyrje-daljet e qytetit te Shkodres. Rradhe te gjata jane krijuar edhe kete te Merkure ne afersi te Ures se Bahcallekut dhe Ures se Re te Bunes. Pamjet e deshmojne nje fakt te tille.

Rradhet e gjata krijojne problem serioz edhe per ambulancen apo per zjarrefikset, qe bllokohen shpesh here mes trafikut. Nje tjeter problem jane edhe pjesetaret e komunitetit rom qe vijojne te dalin neper rruge duke lypur para. Kesisoj, drejtuesit e automjeteve pervec se detyrohen te presin per disa minuta ne rradhe perballen edhe me nje fenomen te tille.

Ajo qe duhet theksuar eshte se trafiku i renduar krijohet vetem nga automjetet qe duan te dalin nga qyteti i Shkodres. Pasi, krejt e kunderta ndodh me automjetet qe hyjne ne Shkoder. Ne kete korsi nuk krijohet aspak trafik dhe qarkullimi i atuomjeteve vijon normalisht.
Trafiku i renduar behet ne oret e paradites, nga ora 09:00 deri ne oren 13:00 dhe gjate pasdites nga ora 18:00 deri ne oren 23:00. Prandaj, qytetaret duhet te marrin masa per te shmangur keto orare, nese nuk duan te qendrojne ne rradhe te gjata per te shkuar ne destinacionin e tyre.

Lexoni dhe kete

FLUKS PACIENTESH NE URGJENCE GJATE MUAJIT SHKURT

Muaj shkurt ka sjellë fluks pacientesh në urgjencen e Spitalit rajonal të Lezhës.Mbi 80 përsona …