Wednesday , 17 January 2018

TRAFIK I RENDUAR NE RRUGET E LEZHES

Festat e fundvitit kanë sjellë shtim të numrit të automjeteve që lëvizin në rruget e qytetit të Lezhës, e kjo po shoqërohet me trafik të rënduar.Ardhja e emigranteve për të kaluar festat pranë familjeve dhe dyndja e qytetareve për të bërë blerjet e fundviti ka sjëllë këtë situatë.Problematika më e madhe paraqitet në hyrje dhe dalje të qytetit si pranë tregut.

Prej disa ditesh lëvizja është mjaft e vështire, pasi në shumë raste ka dhe bllokim të qarkullimit.Për të përballur fluksin e automjeteve që lëvizin në rruget e Lezhës, policia rrugore dhe ajo e rendit kanë shtuar prezencen e tyre.Efektivet janë vendosur në nyjet më problemetike, duke ndërhyre në normalizimin e lëvizjes së automjeteve.Në Lezhë mbetet problem dhe mungesa e parkingjeve si dhe sinjalistika rrugore, duke bërë që të krijohen mjaft anomali.Trafiku i rënduar pritet ta shoqëroje Lezhën, deri në ditet e para të muajit janar.

Lexoni dhe kete

PUNONJËSIT E KOMPANISË “ALCABLE”, TAKIM NË BASHKINË SHKODËR

Punonjësit e kompanisë “Alcable” ose ish-uzina e telave në qytetin e Shkodrës nuk po marrin …