Breaking News

TRAFIKU BLLOKON HYRJEN E SHKODRES

Një numër i madh i forcave të policisë rrugore po punojnë që të stabilizojnë qarkullimin në hyrje dalje të Shkodrës, ndërsa situata sa vjen e rëndohet, sidomos tek ura e Bahçallekut e cila gjatë verës e sidomos fundjavave bllokohet thuajse plotësisht.

Shkuarja në plazhë e cila fillon nga ora 9 e paradrekës dhe përfundon rreth orës 13. Ndërsa fluksit të atyre që frekuentojn plazhin e Velipojës i shtohet edhe automjetet që vijn nga dogana e Muriqanit dhe kështu gjitha së bashku bashkohen tek Ura e Bahçallekut e cila dikur ishte e mjaftueshme për një qarkullim normal të mjeteve sot është kthyer në pengesen kryesore.

Autokolona i kalon disa kilometra si në hyrje të Shkodrës ashtu edhe në drejtim të Muriqanit, ndërsa policia rrugore është e stacionuar në këto kryqëzime në orarët e pikut nga mëngjesi deri në drekë dhe pasdreke deri në orët e para të natës.

Lexoni dhe kete

AKU NIS KONTROLLIN NE FURGONAT QE FURNIZOJNE MARKETET

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se, në këtë periudhë të temperaturave të larta e shtimit …