TRAFIKU DROGES, PD: JA EMRAT E DREJTUESVE TE POLICISE TE LIDHUR ME TRAFIKANTET

Partia Demokratike ka denoncuar sot me emra konkretė shefat e policisė nė qytete tė ndryshme tė vendit qė janė tė lidhur dhe tė pėrfshirė nė trafikun ndėrkombėtar tė drogės, nė Greqi dhe nė Itali.

Nė njė deklaratė pėr mediat, kreu i Departamentit tė Rendit dhe Sigurisė nė PD Enkelejd Alibeaj publikoi emrat e 10 shefave e drejtuesve tė policisė nė vend qė ndihmojnė trafikun e lėndėve narkotike duke bėrė tė mundur trafikimin nė shtetet fqinje.

Mes emrave tė pėrmendur, dy prej drejtuesve tė policisė kanė lidhje tė ngushta me Emiljano Shullazin, ky i fundit i arrestuar prej disa muajsh.

Deklaratė e kreut tė Departamentit tė Rendit dhe Sigurisė, Alibeaj:

Nė kulmin e debatit pėr mbulimin e vendit nga droga, nė pikun e denoncimeve publike, tė medias, tė opozitės dhe qytetarėve, dje 4 tonė drogė arritėn nė Itali nga Shqipėria.

Kjo dėrgesė si dhjetra tė tjera, vėrteton qartė se droga ėshtė tashmė njė biznes qeveritar, ku drejtuesit nė polici e pika kyce, janė pėrfshirė si ruajtės e vjelės sė taksės 30 pėrqind, pėr llogari tė Edi Ramės.

Shėrbimet inteligjente partnere kanė raportuar se 15 pėrqind e territorit shfrytėzohet pėr drogė, nė afėrsisht 400 zona nė gjithė vendin.

Partia Demokratike ka denoncuar drejtuesit kryesorė tė Edi Ramės nė Policinė e Shtetit, qė janė dhe drejtues tė trafikut tė drogės.

Sot kemi tė tjera tė dhėna, pėr funksionarė kyc nė kėtė biznes kriminal.

Qerim Aliaj, Drejtor i Kufirit nė Shkodėr. I implikuar nė trafikimin e lėndėve narkotike pėrmes kalimit nė Malin e Zi. Mė parė, kur ishte drejtor kufiri nė Gjirokastėr organizonte kalimin e drogės nė Greqi. Nė tre raste tė kapjes sė sasive tė mėdha tė kanabisit nė vendin fqinj, Aliaj ka mbyllur cėshtjen duke mos kryer asnjė verim hetimor.

Gėzim Zhupa, Drejtor i kufirit Vlorė. Lidhje e ngushtė e Tahirit. Hallke kyce ne kalimin e tonelatave me droge nė Itali me peshkarexha.

Sokol Ēelaj, Drejtor Rajonal i Kufirit Vlorė, i pėrjashtuar nga policia nė vitin 2002. Me rikthimin nė vitin 2013 nė Polici, konkretisht nė Vlorė, ėshtė drejtuesi kryesor pėr trafikimin e lėndėve narkotike tė forta kokainė dhe heroinė nė bashkėpunim me Albert Paten, ish-Drejtor i Njėsisė Operacionale. Informacione kėto tė konfirmuara nga autoritetet partnere.

Albert Pata, me Edi Ramen u emėrua Drejtor i Forcės sė Posaēme Operacionale. Informacionet e shėrbimeve partnere e nxjerrin tė pėrfshirė nė trafikun e lėndėve narkotike nga Lazarati nė drejtim tė Italisė dhe Greqisė.

Artion Duka, Drejtor i Forcės sė Posacme Operacionale. Eshtė implikuar nė trafikimin e lėndėve narkotike. Lidhje e drejtpėrdrejtė e Emiljano Shullazit, ka tė dhėna tė besueshme se ka manipuluar provat nė ngjarjen e Kasharit dhe Rrugėn e Kavajės.

Ermal Muēa, Zv/Drejtor i Policisė Tiranė, emėrim i Emiljano Shullazit.

Arben Skėndo, Drejtor i Pėrgjithshėm i SHĒBA-sė. I pėrfshirė nė kultivimin dhe trafikimin e lėndėve narkotike nė bashkėpunim me Ervin Hodaj. Eshtė kujdesur nė rekrutimet qė bėn, tė ketė persona tė pėrshtatshėm pėr trafikun e drogės.

Taulant Kondi, Zv/drejtor i Pėrgjithshėm i Antikontrabandės. Lidhje e ngushtė e Tahirit dhe Shullazit. I perfshirė nė trafikimin e lėndėve narkotike.

Genc Merepeza, Zv/Drejtor i Pėrgjithshėm pėr Kufirin dhe Emigracionin. Rezulton i implikuar nė trafikimin e lėndėve narkotike nė kufirin e gjelbėr dhe nė Pikat e Kalimit Kufitar. Pėr kėtė, ka krijuar klanin e tij nė disa pika doganore.

Zija Ēela, shef i Komisariatit nė Korcė. Me kombinime tė ngushta me Drejtorin e kufirit nė Durrės, Boge Bodini, kanė favorizuar kalimin e droges drejt Italisė.

Ky ėshtė realiteti i drogės, i kėtij biznesi qindra milionė eurosh qė po pasuron njė grusht njerėzish rreth Edi Ramės, dhe po mbyt ekonominė e ndershme, po shfrytėzon cdo aset tė vendit, po shfrytėzon mjerimin e varfėrinė e tė papunėve, po sjell krime, vrasje e hasmėri nė shoqėrinė tonė.

Nuk ėshtė kjo Shqipėria qė duan shqiptarėt. Shqiptarėt duan punė tė ndershme, rend e siguri pėr famijlet e tyre.

Lexoni dhe kete

MEDIU: NƋ ZGJEDHJET E 25 PRILLIT, QYTETARƋT TƋ SHOHIN INTERESAT E TYRE

Kreu i PR, Fatmir Mediu, zhvilloi disa takime me banorĆ« tĆ« zonĆ«s sĆ« Levanit tĆ« …