Thursday , 2 August 2018

TRAFIKU I RENDUAR NE RRUGET E QYTETIT TE SHKODRES

Rikthimi i emigrantëve në vendin tonë rikthen edhe trafikun e rënduar në rrugët kryesore të qytetit të Shkodrës. Lëvizjet e shumta me automjete krijojnë varg automjetesh sidomos në qëndrat e qytetit. Vargu më i madh i automjeteve bëhet sidomos nga sheshi Ish-5 Heronjtë deri në Parrucë dhe nga kryqëzimi i degës deri tek sheshi i Piacës. Siç shihet edhe nga pamjet, fluksi i lëvizjes së automjeteve është i madh.

Prania e punonjësve të policisë për të vendosur rregull është tepër e domosdoshme. Por, prania e tyre është më shumë e nevojshme edhe për të evidentuar aksidentet që mund të ndodhin nga lëvizja e shumtë e makinave, por edhe të atyre që lëvizin me motorçikleta apo bicikleta, duke krijuar një kaos në rrugët e qytetit të Shkodrës.

Lexoni dhe kete

3 MLD LEKE, INVESTIM NE ZONEN E SHIROKES

3 miliardë lekë do të investojë qeveria shqiptare për të transformuar Shirokën. Punimet do të …