Monday , 18 November 2019

TRAFIKU, POLICIA RRUGORE SHTON PATRULLIMET

Dyndja e pushuesve kosovar drejt zonave bregdetare dhe fluksi i larte i automjeteve, ku shpesh here eshte krijuar kaos ne trafik, ka bere qe Policia rrugore Shqiptare ne bashkepunim edhe me ate te Kosoves te shtojne patrullimet ne pikat kyçe te cilat njihen si me problematiket sa i takon trafikut.Duke nisur nga e merkuria qe lam pas ne autostraden Thumane-Fushe-Kruje por dhe zonat bregdetare do te bllokohet levizja e automjeteve te tonazhit larte nga ora 06:00- 22:00 te darkes. Kjo u be e ditur nga Drejtori i Policise Rrugore Mitat Tola gjate nje komunikimi me gazetaret nga zona Bregdetare e Shengjinit, is e vetmja zgjidhje per te shmangur oret e gjate ne trafik per qytetaret.

Nderkohe Nenkolonel Jeton Rexhepi, theksoi se edhe kete vit Policia e Kosoves mbeshtet ate te Shqiperise në mbikeqyrjen e qarkullimit rrugor.

Prej 10 vitesh Policia Shqiptare dhe ajo e Kosoves kane bashkepunuar gjate sezonit veror, pasi vendi yne eshte nder destinacionet me te preferuara te shtetasve kosovare dhe me gjere.

Lexoni dhe kete

RESTAUROHET KISHA E “SHEN PREMTES” NE BALLDRE

Kisha e “Shën Premtes” në Balldre të Lezhës monument kulture i kategorisë së parë i …