Friday , 17 September 2021

TRAGJEDIA E 9 JANARIT 2004, KERKOHET TE NGRIHET NJE GRUP HETIMOR PARLAMENTAR

Ekstradimi ne Shqiperi i skafistit te tragjedise se 9 Janarit te vitit 2004, Elton Tafili, ka sjellur reagimin e shoqates se 9 Janarit 2004. Nepermjet nje deklarate per mediat, n/kryetari i kesaj shoqate, Ndoc Bjeshka, kerkoi te ngrihet nje grup hetimor parlamentar dhe te rihapet ceshtja, nderkohe qe shtoi se per ngjarjen duhet te ishin denuar ish-ministri i Rendit, ish-ministri i mbrojtjes dhe ish-drejtori i policise se Vlores.

Bjeshka shtoi se ky ekstradim eshte shprese per familjaret e viktimave, ndersa theksoi se deri sot jane perdorur per politike.

Familjaret e viktimave te tragjedise se 9 Janarit te vitit te 2004 shprehen se nuk do te ndalen se kerkuari qe te zbardhet kjo tragjedi e rende, qe u fsheh vazhdimisht nga politika.

Lexoni dhe kete

LËKUNDJE TËRMETI NË VERI TË VENDIT

Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mesditën e kësaj të mërkurë në qytetin e Shkodrës. …