TRAJNERI DEDJA I BINDUR: VLLAZNIA MBETET NË SUPERLIGË

Të dielën në ora 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi” do të përballen Vllaznia dhe Besëlidhja në një ndeshje që do të përcaktojë fatin e skuadrës që do të luajë në Superligë sezonin e ardhshëm. Lezhjanët e trajnerit Plori kuptohet që do të tentojnë të bëjnë surprizën e madhe, por në kampin shkodran mendojnë ndryshe.

Trajneri Hysen Dedja në prononcimin e tij për mediat një ditë para ndeshjes është shprehur I bindur se skuadra e tij do të fitojë dhe do të mbetet sërish në Superligë…

Për ndeshjen e së dielës, trajneri Dedja do të ketë në dispozicion edhe mbrojtësin Malota që rikthehet pas skualifikimit katërjavor dhe po ashtu, nuk do të ketë as futbollistë të pezulluar me kartona.

Një arsye kjo më shumë për të hedhur në fushë formacionin fitues, atë me të cilin do të sigurojnë qëndrimin në Superligë edhe për sezonin tjetër.

Lexoni dhe kete

KOMBËTARJA E BOKSIT GRUMBULLOHET NË VELIPOJË

Kombëtarja shqiptare e boksit prej dy ditësh është grumbulluar në Velipojë teksa do të qëndrojë …