Breaking News

TRAJNERI ERNEST GJOKA JEP DOREHEQJEN NGA VLLAZNIA

Humbja në kryeqytet thellon krizën tek shkodranët. Pas afrimit me Kategorinë e Parë, kuqeblutë tashmë mbeten edhe pa trajner. Pas kësaj humbje, trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka ka vendosur të japë dorëheqjen.

Lajmin e bën të ditur gazetari i Supersport, Sokol Xhihani i cili tregoi se tekniku kryeqytetas ka refuzuar prononcimin pasi pas kësaj sfide e ka mbyllur me ekipin shkodran. Gjithashtu, bëhet e ditur se në orët në vijim, Gjoka do t’i paraqesë dorëheqjen edhe drejtuesve të Vllaznisë.

Një veprim i tillë është i turpshëm nga ana e teknikut të Vllaznisë, pasi është ai një ndër shkaktarët që skuadra arriti deri në këtë pikë dhe nuk është e drejtë që të braktisë skuadren 2 javë para përfundimit të kampionatit.

Lexoni dhe kete

VOLEJBOLL/ TË REJAT E VLLAZNISË DREJT KALIMIT NË FINALE

Volejbollistet e reja të Vllaznisë kanë hedhur hapin e parë të rëndësishëm drejt kalimit në …