TRAJNERI JONUZ: HEBAJ E FILI JANË NË LISTËN E VLLAZNISË

Mevlan Adili është përforcimi i parë i Vllaznisë në merkaton e janarit, por përveç tij priten edhe tre lojtarë të tjerë. Bëhet fjalë për një mesfushor- qendre dhe dy sulmues. Për këta të fundit, në media ditët e fundit kanë qarkulluar emrat e Rubin Hebajt dhe Realdo Filit dhe në fakt edhe vetë trajneri Mirsad Jonuz e ka pohuar se këta dy lojtarë janë në listën e tij të dëshirave por deri tani nuk ka asgjë konkrete.

Përkthimi: Për momentin mund të them se jemi duke punuar për merkaton. Unë ua kam bërë të qartë nevojat që kam për përforcime. Por para se të ndodhin këto afrime, duhet të largojme gjashtë lojtarë nga skuadra, të paktën ky është opinioni im. Sa i takon Hebajt dhe Filit, janë dy lojtarë që janë në listën time, por për të folur konkretisht për afrimin e tij, duhet punë për t’i bërë realitet këto afrime.

E rëndësishme është që lëvizjet tashmë kanë nisur tek Vllaznia por më së shumti puna e drejtuesve të saj duhet fokusuar tek sulmi, i cili ka qenë edhe pika më e dobët e skuadrës në gjysmën e parë të sezonit. Nëse nuk gjenden lojtarët e duhur për këtë repart, problemet e kuqebluve në vijën e parë mund të jenë sërish të njëjta dhe ky do të ishte një problem shumë i madh për ta.

Lexoni dhe kete

UEFA VENDOS: KAMPIONATET E FUTBOLLIT DO TË RIFILLOJNË

Pavarësisht shumë lajmeve që kanë qarkulluar së fundmi, UEFA ngulmon se duhet të të përfundojnë …