TRAJNERI KOLA: ÇIKLISTËT E VLLAZNISË DOMINUES NË KAMPIONAT

Paraqitja e çiklistëve të Vllaznisë në garat e Kampionatit Kombëtar të zhvilluara gjatë fundjavës në Tiranë, është konsideruar shumë e mirë nga ana e trajnerit të këtij ekipi Leonat Kola. Ndër katër vendet e para në të dy etapat, tre janë zënë prej çiklistëve shkodranë dhe ky është treguesi më i mirë i dominimit të tyre. Duke folur në lidhje me këtë aktivitet që ishte edhe më i rëndësishmi i vitit, Kola do të shprehej.

Çiklistët Bruno Kola, Astrit Kronaj dhe Defrim Dholla kanë bërë një paraqitje shumë të mirë duke treguar se niveli i tyre është më i lartë se i gjithë sportistëve të tjerë që stërviten në Shqipëri. Kjo falë punë së bërë në stërvitje megjithatë ata do të tentojnë të bëjnë një paraqitje sa më të mirë edhe në dy garat e ardhshme ndërkombëtare ku do të marrin pjesë, në Kampionatin Europian dhe atë Ballkanik.

Lexoni dhe kete

SINDRIT GURI SHËNON 4 GOLA NË MIQËSOREN E DYTË

Sulmuesi shkodran Sindrit Guri shfaqet sërish protagonist me skuadrën e tij të re duke shënuar …