Monday , 16 September 2019

TRAJNERI KRAJA: VLLAZNIA SYNON TITULLIN E DYTË KAMPION

Krejt ndryshe nga një sezon më parë, ekipi i Vllaznisë në volejboll për meshkuj po bën një paraqitje të shkëlqyer në këtë sezon. Pesë ndeshje, pesë fitore për të dhe vend i parë në renditje. Nuk ka ku shkon më bukur. I pyetur se cili është kyçi i suksesit, trajneri Ermal Kraja nuk dëshiron të marrë asgjë për vete, por ia lë atë sportistëve të tij të cilët i quan më të mirët në Shqipëri.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me shanset që ka ky ekip për shpalljen sërish kampion, ashtu siç bëri dy vite më parë, trajneri Kraja ndalet tek një problem.

Ndeshja e rradhës për Vllazninë e volejbollit të meshkujve është ajo që do të zhvillojë ditën e shtunë në orën 15.00 në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Teutës së Durrësit, në të cilën pritet fitorja e gjashtë e kuqebluve.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA HUMBET NË FUND MIQËSOREN E DYTË NË KOSOVË

Vllaznia në basketboll për meshkuj nuk ia ka dalë që të fitojë miqësoren e dytë …