TRAJNERI LIKA: ASNJË FUTBOLLIST ME KONTRATË S’LARGOHET

Pavarësisht zërave që kanë qarkulluar së fundmi për largimin e mbrojtësit Malota drejt Kamzës apo dhe të ndonjë futbollisti tjetër, nga Vllaznia nuk do të largohet asnjë lojtar që është nën kontratë. Kjo është deklarata e bërë ditën e sotme nga trajneri Hasan Lika në një prononcim të dhënë për mediat.

I pyetur në lidhje me përforcimet, trajneri Lika shpreh sërish dëshirën dhe pikësynimin për t’u përforcuar në çdo repart.

Erzeni dhe Dinamo, dy kundërshtarët e Vllaznisë, ditët e fundit në media janë shfaqur shumë aktive dhe të motivuar për t’i marrë ekipit shkodran vendin e parë, por kjo për Likën nuk është problem.

Vllaznia ka vijuar me seancën e rradhës ditën e sotme dhe ndërkohë të dielën e ka pushim për t’u rikthyer përsëri të hënën në stërvitje, ditë kur ekipi pritet të jetë më i plotë.

Lexoni dhe kete

KATËR SPORTISTË TË RINJ SHKODRANË NË “BAKU 2019”

Ne fundin e javes se ardhshme, ne Baku te Azerbajxhanit do te nise “Festivali Olimpik …