Breaking News

TRAJNERI LIKA: VLLAZNIA PËR FITORE EDHE NDAJ DINAMOS

Të shtunën në orën 15.00 në “Reshit Rusi” do të luhet takimi në mes dy ekipeve shumë të njohura të futbollit shkodran, Vllaznisë dhe Dinamos. Një përballje e shumë pritur teksa të dy ekipet do të synojnë fitoren. Megjithatë në kampin shkodran janë të bindur se gjithçka është në dorën e tyre dhe përveç vlerësimit të kundërshtarit, ekipi është përgatitur për ta kaluar me sukses edhe këtë ballafaqim. I këtij mendimi është shprehur edhe trajneri i ekipit të Vllaznisë Hasan Lika në prononcimin e tij për mediat një ditë para ndeshjes.

Për këtë ndeshje, pavarësisht se janë stërvitur me grupin, pritet që futbollistë të tillë si Gilman Lika, Malota apo dhe Hajdari të mos e nisin nga minuta e parë, por gjithsesi do të jenë të gatshëm në pankinë. Objektivi i Vllaznisë është i qartë edhe për këtë ndeshje, për të fituar dhe për të ruajtur distancën me ndjekësit në renditje.

Lexoni dhe kete

EDHE E HËNA E GJEN VLLAZNINË PA TRAJNER

Dita e hënë pritej të kishte zhvillime tek Vllaznia sa i takon çështjes së trajnerit …