Wednesday , 2 December 2020

TRAJNERI LIKA: VLLAZNIA SYNON FITOREN EDHE ME SHËNKOLLIN

Shënkolli i sfidës së nesërme padyshim që nuk do të jetë ai i miqësores me të cilin Vllaznia ka luajtur në muajin gusht, por edhe kuqeblutë nuk do të jenë të njëjtit. Objektivi i tyre është i qartë, për ta fituar edhe këtë sfidë. Kështu ka deklaruar për mediat një ditë para kësaj ndeshje trajneri i ekipit shkodran Hasan Lika.

Sipas Likës, skuadra edhe në këtë ndeshje do të ketë mungesa, por kjo nuk e kushtëzon objektivin që ajo ka në këtë sfidë, në të cilën Vllaznia do të mundohet të përmirësohet edhe më shumë në aspektin sulmues.

Ndeshja Shënkolli- Vllaznia e vlefshme për javën e shtatë të kategorisë së parë, do të luhet të shtunën në orën 14.00 në fushën e Shënkollit dhe ajo do të zhvillohet pa praninë e tifozëve vendas për shkak të dënimit të kësaj fushe.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U19 FITON 5 – 0 “DERBIN” ME KF SHKODRA

Vllaznia U19 vijon të fitojë në kampionat dhe të kryesojë me meritë renditjen edhe pas …