TRAJNERI PLANTAK: TANI GJITHÇKA ESHTE NE DOREN TONE

Vllaznia e basketbollit të meshkujve ka fituar 91-80 ndaj Partizanit në ndeshjen e rradhës për kampionat dhe me këtë fitore, ekipi shkodran ka barazuar tashmë me pikë rivalen e saj kryesore Kamzën. Kjo do të thotë se gara tashmë sa vjen e bëhet më e fortë. Pikërisht për këtë arsye, ndaj të kuqve të Arben Fagut është dashur medoemos suksesi. Dhe basketbollistët shkodranë ia kanë dalë me sukses sepse e kanë udhëhequr ndeshjen nga fillimi e deri në fund, duke e mbyllur takimin me 11 pikë avantazh.

Trajneri Neven Plantak pas ndeshjes është shprehur i kënaqur me fitoren dhe njëkohësisht ka deklaruar se tashëm çdo gjë është në dorën e vetë Vllaznisë sa i takon arritjes së objektivit për të qëndruar në Superligë.

“E vërtetë, ishte një ndeshje e vështirë. Por, mund t’ju them se kemi luftuar gjatë gjithë ndeshjes. Kemi luajtur në maksimum edhe në pjesën e dytë, prandaj ia dolëm të arrinim një fitore, por nuk ka qenë aspak e lehtë për ne. Kur kemi filluar ndeshjen lehtë kemi humbur, ndërsa sot e nisëm më shumë forcë dhe dëshirë dhe ia dolëm. Tashmë largohemi nga fundi dhe cdo gjë varet nga ne. Por, deri në fund kemi edhe shumë punë dhe duhet të vijojmë me këtë ritëm. Nëse vazhdojmë kështu, jam i bindur se do të qëndrojmë në Superligë. Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar sonte nga lojtarët. Kur ke veprime të mira, natyrisht kemi edhe një lojë të bukur. Por, kishim edhe disa gabime që do ti analizojmë.”

Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 5 ndeshje për t’u luajtur dhe padyshim që ajo e cila do të përcaktojë fatin e Vllaznisë, do jetë sfida direkte me ekipin e Kamzës që do të luhet në transfertë dhe ku shkodranët duhet të bëjnë çmos për të fituar.

Lexoni dhe kete

VLLAZNIA U-15 MERR PJESË NË NJË TURNE NË GREQI

Suksesi I pak ditëve më parë I ekipit U15 të Akademisë Vllaznia kur u shpall …