TRAJTIMI FINANCIAR PËR SUPLEMENTIN E MINATORËVE

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar para disa muajsh projekt-ligjin për trajtimin financiar të naftëtarëve dhe minatorëve. Ky projektligj u jep një trajtim suplementar shtesë tre kategorive të profesioneve më të vështira, minatorëve nën tokë, punonjësit e industrisë së naftës dhe gazit dhe metalurgjisë. Në lidhje me trajtimin financiar për suplementin e minatorëve, drejtorja e Insitutit të Sigurimeve Shoqërore Shkodër, Violeta Staka, thotë se ka pasur 400 kërkesa të pranuara nga ADISA, por për çdo lloj përfitimi duhet të plotësohen kushtet.

Nga ky projektligj do të përfitojnë 13.300 minatorë, 7.600 naftëtarë dhe 2.500 metalurgë, me një vlerë totale prej 14 milion dollarë në vit.

Lexoni dhe kete

SITUATA NË BASHKINË SHKODËR, REAGON PËRSËRI ADEMI

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar sërish për situatën në Bashkinë Shkodër nga Koronavirusi. …